FAQs

Pyetjet me te Shpeshta ne lidhje me Internet Banking te Intesa Sanpaolo Bank Albania

Internet Banking

1. Si mund të filloj ta përdor Internet Banking?

Thjesht vizito një nga Degët me të afërta të Intesa Sanpaolo Bank Albania për të aplikuar për shërbimin dhe për të marrë të gjithë kredencialet e nevojshme (Emrin e përdoruesit, Fjalëkalimin dhe Çelësin e Sigurisë)

2. Çfarë Sistemi/Programi kërkohet për të aksesuar Shërbimin e Internet Banking të Intesa Sanpaolo Bank Albania?

Nuk kërkohet asnjë Sistem/Program për të aksesuar Shërbimin e Internet Banking të Intesa Sanpaolo Bank Albania. Gjithçka qe ju nevojitet është një kompjuter dhe lidhje Interneti. Web browser-at e mëposhtëm janë të rekomanduar për tu futur në Internet Banking:

  • Internet Explorer
  • Mozilla Firefox
  • Google Chrome

3. Çfarë Versioni Browseri duhet të përdor për të pasur një pamje të qartë të Internet Banking?

Versionet e Browserave që duhet të përdorni janë:

  • Internet Explorer 11
  • Mozilla Firefox duke filluar nga 45.7.0
  • Google Chrome duke filluar nga version 56.0.2924.87 ’64-bit’

4. Çfarë duhet të bëj përpara se të aksesoj Internet Banking?

Përpara se të aksesoni Internet Banking duhet të bëni Clear Cache. Instruksionet se si bëhet Clear Cache mund ti gjeni në faqen e përzgjedhjes së gjuhës, në pjesen e sipërme djathtas të ekranit.

5. Çfarë lloj transaksionesh bankare mund të kryhen nëpërmjet Intesa Sanpaolo Bank Albania Internet Banking?

Nëpërmjet Internet Banking të Intesa Sanpaolo Bank Albania , ju mund të:

  • Monitoroni gjithë llogaritë që keni ne Intesa Sanpaolo Bank Albania;
  • Kontrolloni balancën e llogarisë/ve tuaja;
  • Transferoni para në monedha të ndryshme midis llogarive tuaja personale që keni pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania;
  • Transferoni fonde në çdo llogari brënda Intesa Sanpaolo Bank Albania ose në llogari të tjera brënda dhe jashtë Shqiperise, duke i autorizuar transaksionet më Çelësin tuaj të Sigurisë;
  • Krijoni listën e përfituesve tuaj të preferuar për përdorim të shpejte;
  • Hapni Depozita me Afat;
  • Shikoni gjëndjen e Depozitave tuaja egzistuese;
  • Shikoni gjëndjen e Kredive dhe Overdrafteve tuaja egzistuese;
  • Shprehni interesin tuaj për ofertat e personalizuara që ju shfaqen;
  • Aksesoni produktet dhe shërbimet e ofruara nga Banka dhe shprehni interesin tuaj për ato që ju nevojiten;
  • Kontrolloni online njoftimet tuaja, gjëndjen e llogarive dhe Çeqet e lëshuara;
  • Shikoni kursin e fundit të këmbimit valutor dhe këmbeni monedha të shumta duke përdorur përllogaritësin e kursit të këmbimit.

6. Mund ti vendos një emërtim llogarisë/ve te mia?

Po, ju mund ti vendosni një emërtim Llogarisë/ve tuaja, Depozitave me Afat, dhe Kredive, në menunë "Përcaktoni Llogaritë e Prefereuara". Klikoni në seksionin "Emërtimi Llogarisë" në krahë te djathtë të Numrit të Llogarisë dhe vendosni emërtimin që keni zgjedhur.

7. A mund të ndryshojë Fjalëkalimin tim?

Po ju mund të ndryshoni Fjalëkalimin tuaj në çdo kohë në seksionin "Ndrysho Fjalëkalimin" në pjesën e sipërme të Internet Banking. Për të ndryshuar Fjalëkalimin së pari ju duhet të fusni Fjalkalëimin tuaj të vjetër në menyrë korrekte. Pas kësaj ju duhet të përcaktoni Fjalëkalimin tuaj të ri. Fjalëkalimi juaj i ri duhet të plotesojë kërkesat si me poshtë:

  • Minimumi gjatësise 8 karaktere;
  • Maksimumi i gjatësise 16 karaktere;
  • Duhet të përfshije shkronja të medha, shkronja te vogla dhe karaktere të veçanta;
  • Nuk ka ndonje kufizim specifik të përcaktuar karakteresh për llojet e karaktereve të listuara me sipër.

8. Si mund riprintoj Fjalëkalimin tim që perdor për Internet Banking?

Për të riprintuar Fjalëkalimin tuaj, kontaktoni Qëndrën tonë të Thirrjeve në një nga numrat e mëposhtëm:

  • 08006000 (numer falas);
  • +355 4 22 76 000;
  • + 355 (0) 692080903;

ose shkoni në një nga degët më të afërta të Intesa Sanpaolo Bank Albania.

9. Sa kohë mund të jem jo aktiv para se sesioni im ne Internet Banking të skadojë automatikisht?

  • Koha e skadimit është vendosur 30 minuta automatikisht (pas hyrjes në qoftë se ju nuk kryeni asnje transaksion). Pas 30 minutave të inaktivitetit sesioni juaj do të përfundojë dhe t'ju nxjerri automatikisht jashtë.
  • Koha e skadimit kur jeni aktiv eshte 1 orë e 6 minuta. Kjo do të thotë që sesioni i sherbimit Internet Banking do të skadoje për 1 orë e 6 minuta pas hyrjes edhe kur ju jeni aktiv (duke kryer veprime)

10. Çfare ndodh nëse unë harroj ose humbas Fjalëkalimin tim.

Shko në një nga degët me të afërta të Intesa Sanpaolo Bank Albania për të kërkuar një Fjalëkalim të ri.

11. A ështe i sigurt Internet Banking?

Po, Internet Banking është i sigurt. Internet Banking është i mbrojtur nga një teknologji sigurie mjaft e lartë. Asnjë informacion personal i identifikueshem, si përshembull numri juaj i llogarisë nuk do te ruhet në paisjen tuaj.

12. Cilat lloj produktesh bankare do mund të aksesoj përmes Internet Banking?

Ju mund të aksesoni cilëndo llogari, kredi apo depozita që ju keni kerkuar të lidhet me shërbimin Internet Banking. Ju mundeni që në çdo kohë të shtoni në këtë shërbim, llogari të reja që mund të hapni, thjesht duke dërguar një email përmes shërbimit të postës elektronike të Internet Banking ose duke vizituar degën tuaj.

13. A mund ti paguaj faturat përmes Internet Banking?

Po, pagesae faturave është e vlefshme përmes Internet Banking. Ju mund të paguani faturat e secilit faturuës që është i disponueshëm në listën e faturuesve. Ju lutem vëreni se përpara se të kryeni ndonjë pagesë fature, ju duhet fillimisht të regjistroni faturuesin që kërkohet nga lista e faturuesve.

14. A mund të krijoj dhe mirëmbaj përfitues përmes Internet Banking?

Po, në Internet Banking ju jeni në gjendje të krijoni, ndryshoni dhe fshini përfitues si për transferta brënda bankës ashtu edhe për transferta jashtë bankës.

15. A mund të ndryshoj gjuhën në Internet Banking?

Po, ju mund të ndryshoni gjuhën përpara se të aksesoni Internet Banking.

16. Çfarë duhet të bej nëse Fjalëkalimi im bllokohet?

Fjalëkalimi juaj do të bllokohet automatikisht pas hedhjes gabim 3 herë rradhazi. Per të zhbllokuar fjalëkalimin tuaj, vizitoni nje nga degët tona ose kontaktoni me Qendrën tonë të Thirrjeve në numrat e mëposhtëm:

  • 08006000 (numer falas);
  • +355 4 22 76 000;
  • + 355 (0) 692080903.

17. Çfarë duhet të bëj në rast të vjedhjes apo mashtrimit të identitetit online?

Për të raportuar ndonjë mashtrim ose vjedhje në lidhje me produktet tuaja bankare, ju lutem kontaktoni me Qendrën tonë të Thirrjeve në numrat e mëposhtëm:

  • 08006000 (numer falas);
  • +355 4 22 76 000;
  • + 355 (0) 692080903.

18. Çfarë eshte Celësi i Sigurisë?

Çelësi i Sigurisë është një pajisje portative që gjeneron një fjalekalim një herësh (OTP). OTP është përdorur për të autorizuar transaksionet e caktuara dhe pagesa në Internet Banking duke ju siguruar me elemente shtesë të sigurisë.

19. Si mund ta perdor Çelësin e Sigurise për të autorizuar pagesat?

Ndizni pajisjen duke shtypur butonin OK te Çelësit të Sigurisë. Futni numrin 6-shifror që gjenerohet nga Çelësi i Sigurisë, në faqen e autorizimit të transaksionit dhe më pas shtypni butonin "OK".

20. A ka ndonjë komision për përdorimin e Çelësit të Sigurisë?

Po, ka një komision fillestar në momentin që aplikon per Çelësin e Sigurisë në përputhje me Kushtet e Punës së bankës, Kushtet e Punes.