Pagesa brënda dhe jashtë vëndit

Një mënyrë e thjeshtë dhe e lehtë për të transferuar para brënda dhe jashtë Intesa Sanpaolo Bank Albania

I disponueshëm në:
Internet Banking

Menaxho të gjithë pagesat me lehtësi

Bëj në disa hapa të thjeshtë pagesa tek i njëjti përfitues ose drejt një përfituesi të ri brënda dhe jashtë Intesa Sanpaolo Bank Albania.

image-of-product image-of-product image-of-product

Zbulo karakteristikat kryesore

  • Pagesa të drejtëpërdrejta

    Mund të kryesh transferimin e parave me disa hapa të thjeshtë. Nuk ke kohë per ta përfunduar një transaksion? Vetëm ruaje atë si draft dhe plotësoje më vonë. Dëshiron të bësh një transfertë në një datë specifike? Mund ta planifikosh transfertën tënde për një datë valutë të mëvonëshme.

  • Pagesa të shumefishta në një cast

    Kurse kohë dhe kryej në të njejtën kohë pagesa të shumëfishta në seksionin Transferta të brëndëshme të shumëfishta. Mund të debitosh ose kreditosh deri në 5 llogari të ndryshme në të njëjtën kohë.

  • Transfertat dhe pagesat periodike

    Cila është mënyra më e mirë për të kryer pagesa periodike si pagesën e qerasë apo këstin e kredisë? Bëj një Urdherpagesë Periodike dhe këto pagesa do të egzekutohen automatikisht për ju. Zgjidh shumën, periudhën dhe frekuencën e transfertës sipas nevojave te tua. Mund të shikosh, modifikosh dhe fshish detajet e një Urdhërpagese Periodike sa herë qe dëshiron.

  • Më pak të dhëna për të futur manualisht

    Lista e përituesit të ndihmon të plotësosh pagesat e tua shumë shpejt. Shto dhe ruaj të dhënat e përfituesit tek seksioni Mirëmbajtja e Përfituesit dhe mos u shqetëso më për hedhjen e të dhënave manualisht sa herë që bën një pagesë për të njëjtin partner. Kur kryen një pagesë në Internet Banking zgjidh opsionin Ruaj si Formë për ta perfunduar edhe më shpejt urdhërpagesën. Në sajë të ketij funksionaliteti mund gjithashtu të gjenerosh dhe përdorësh lehtësisht këtë informacion pagese edhe për transaksionet e ardhshme.

Lehtësi në veprime bankare.

Shijo thjeshtësinë në kryerjen e veprimeve bankare.


Hyr në Internet Banking të Intesa Sanpaolo Bank
image-download-device

Zbulo me shumë funksionalitete

Këto mund të jenë me interes për ty.