Hapësira ime

Nje permbledhje mjetesh te dobishme

I disponueshëm në:
Internet Banking

Mjetet tuaja kryesore

Dëshironi të shikoni historikun e transaksioneve tuaja? Duhet që të kontaktoni me Intesa Sanpaolo Bank Albania menjëherë? Apo keni nevojë të përdorni përllogaritësin e kursit të këmbimit? Thjesht hapni menunë Hapësira Ime te Internet Banking dhe do të gjeni zgjidhjen për të gjitha këto nevoja dhe shumë më tepër.

image-of-product image-of-product image-of-product

Zbuloni karakteristikat kryesore

  • Informacioni ynë i kontaktit

    Nëse ke pyetje, thjesht na dërgo një mesazh përmes postës së brendshme të Internet Banking.

  • Pamje e përgjithshme e transaksionit në një çast

    Nuk ka nevojë të lëvizësh nëpër lista të pafundme transaksionesh, thjesht përdor opsionet e kërkimit dhe filtrimit për të gjetur transaksionin që kërkon. Zgjidh çdo lloj transaksioni për detaje të plota.

  • Preferencat e tua në qëndër të vëmendjes sonë

    Nëpërmjet opsionit të pyetësorit, mund të na dërgosh preferencat e tua të kontaktit në një çast.

  • Lër një takim në degë lehtësisht

    Mos harro që mund të rezervosh një takim online para se të vizitosh një degë, në mënyrë që të diskutosh me këshilltarët e bankës tone në kohën që është më e përshtatshme për ty.

  • Blloqet e çeqeve janë një klikim larg

    Administro blloqet e çeqeve me lehtësi: verifiko statusin e tyre, bllokoji apo zhbllokoji ato sipas nevojave ose thjesht kërko për një bllok të ri çeku.

  • Kursi i këmbimit

    Të nevojitet informacion apo një përllogaritje e besueshme e kursit te këmbimit? Akseso përllogaritësin e kursit të këmbimit përpara se të kryesh një këmbim. Ose na kontakto përmes postës elektronike të integruar në aplikacion për të kërkuar normë preferenciale.

Lehtësi në veprime bankare.

Shijo thjeshtësinë në kryerjen e veprimeve bankare.


Hyr në Internet Banking të Intesa Sanpaolo Bank
image-download-device

Zbulo me shumë funksionalitete

Këto mund të jenë me interes për ty.